“Macron e dinte ç’do ndodhte në zgjedhje”, Minxhozi: Kuptoi krizën e partive të mëdha, planifikoi afrimin me të majtën

BOTA


Analisti Skëndër Minxhozi foli në emisionin “Real Story” për zgjedhjet në Francë dhe përmbysjen e papritur të rezultateve dhe humbjen shokuese të Marine Le Pen.

Gjatë diskutimit me gazetarin Artur Nura, analisti tha se Emanuel Macron e ka pasur të qartë se çfarë do të ndodhë në zgjedhje dhe ka kuptuar krizën e partive të mëdha. Ai ka theksuar se Macron e planifikoi afrimin që e majta franceze do bënte drejt tij.

“Unë mendoj që basti Macron në këto zgjedhje të parakohshme dhe shumë të shpejta ishte te fakti që e njeh atë indin e popullit francez në mazhorancë dhe këtë e kanë të gjitha sondazhet. Nuk e pranojnë dot ish-frontin nacional, pra gjeneratat e familjes Le Pen. Me sa duket, kreu i shtetit e ka pasur shumë të qartë se çfarë do të ndodhë në këto tre javë kaq të ngushta. Ai e planifikoi me mjaft mençuri afrimin që e majta franceze do të bënte drejt tij, por dhe afrimi i tij drejt të majtës. Pra, do të kishte një koalicion të pashprehur me ato kandidatura.

Macron është një neuroliberal, një centrist, një ish-bankier, ka qenë ministër i qeverive të majta, por faktikisht në formim është liberal. Ai ka kuptuar krizën e partive të mëdha dhe avancimin e frontin nacional dhe ka dashur që të krijojë një projekt që të marrë mbi të majtën e moderuar socialiste franceze dhe mbi të djathtën, aq sa ne sot i kemi këto dy komponente me nga 50-60 deputetë.

Pra, të djathtas ndahen në disa shtylla të mëdha që ndërtojnë shoqëritë e sotme. E para, është qendrimi i Europës. Po të shohësh golistët janë shumë pro europian. Pra, me Le Pen ata i ndan Europa, i ndan qendrimi ndaj emigrantëve, politikat sociale, pakësimi”, deklaroi Minxhozi.

Ndërsa, Nura u shpreh: “Sipas meje, problemi i lidershipit është një problem themelor për Perëndimin. Sepse zhvillimet gjeopolitike janë të tilla, që perëndimit i duhet të marri vendimet e duhura. Kemi shoqëri demokratike dhe duhen respektuar disa të drejta të votës dhe të vullnetit të njerëzve, por për zhvillimet gjeopolitike duke iu referuar Rusisë, e cila tani ka një konflikt të hapur me perëndimin, duke i referuar Kinës, e cila ka një konflikt të hapur ekonomik me Perëndimin”.



Skip to toolbar