Macron, ndihmë Shqipërisë, krijohet Agjencia Franceze e Zhvillimit

AKTUALITET


Franca do të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar pas tërmetit, duke krijuar Agjencinë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Presidenti i Francës ishte angazhuar për t`i dhënë kësaj agjencie një shtysë. Për këtë arsye, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë, u miratua edhe marrëveshje me Francën për ngritjen e kësaj agjencie.

 “Kemi kërkuar nga qeveria e Francës një ndryshim të adresimit të marrëdhënieve me Agjencinë Franceze të Zhvillimit dhe për këtë arsye duhet të miratojmë sot një marrëveshje, që Këshilli i Ministrave të nënshkruajë me qeverinë e Francës në mënyrë që në Shqipëri të ushtrojë punën Agjencia Franceze e Zhvillimit. Presidenti i Francës është angazhuar për t’i dhënë  një shtysë kësaj agjencie në funksion të programeve të investimeve, por tani me fokus dhe me prioritet për situatën post-katastrofë. Kam marrë disa nga reagime të para nga letrat e dërguara në të gjithë botën. Reagime inkurajuese”, tha kreu i ekzekutivit. 

Ndërkohë, ministres së shëndetësisë dhe asaj të arsimit u kërkoi që të komunikonin me kolegët e tyre në vende të tjera, për të raportuar dëmet që ka shkaktuar tërmeti në godinat shkollore dhe ato shëndetësore.

“Ministria e Arsimit sot duhet t’u drejtohet homologëve europianë me një informacion të përmbledhur mbi goditjet që ka lënë tërmeti në infrastrukturën shkollore dhe për një kërkesë të përulur për ndihmë. E njëjta gjë edhe për ministrinë e Shëndetësisë.Nuk kemi dëmtime serioze. E treta në nivelin e përmirësimit të të gjithë sistemit të koordinimit për të shmangur paqrtësitë. Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur, edhe me disa nga grupet inxinierike, masat në skuadrat tona janë jashtëzakonisht pozitive”-tha Rama.



Skip to toolbar