Macron surprizon, flet shqip në Tiranë: Jeni në qendër të Europës, mjafton të shohim historinë

Më të fundit


Për herë të parë që nga shpallja e Shqipërisë shtet i pavarur, një president francez kryen një vizitë zyrtare dy palëshe në vendin tonë. Emmanuel Macron në ceremoninë pritëse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Në fund të fjalës së tij presidenti francez, ngriti një dolli dhe foli shqip, duke thënë ‘rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare’.

‘Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, që do t’i ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare.’- u shpreh Macron në shqip.

Ndër të tjerë presidenti francez, u shpreh se Shqipëria është në qendër të Europës.

‘Europa jonë është tronditur dhe jemi këtu duke e përmendur bashkë sulmin në Bruksel dhe tregon evidencën e asaj që ju jeni evropiane. Ka disa rrugëtime që tregojnë mes vendeve lidhjen e fortë historike që kemi. Vizita e parë dy paleshë e një presidenti francez që nga shpallja e pavarësisë. Është kënaqësi që jam këtu kryeministër. Miqësia mes dy popujve tanë është historike.

Ju jeni tashmë në qendër të Europës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona.’- tha Macron.



Skip to toolbar