Detaje të reja kanë dalë nga magazinë në të cilën u gjet lëndë narkotike, këtë të enjte në fshatin Voskop të Korçës, ku droga e mbledhur ishte gati për t’u shitur.
Mësohet se hetimet për drogën kanë marrë përmasa të madha. Persona të armatosur ruanin magazinën. Ndërsa, prokuroria bën të ditur se janë lëshuar mbi 10 fletë arresti. Raportohet se punonjësit e drogës që kishin marrë magazinën janë nga Cërriku.
Ndërkohë, blutë e Korçës kanë kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Aksioni i zhvilluar deri tani ka shoqëruar punonjësit, gra dhe burra që punonin në magazinën e drogës./abcnews.al