Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës pranë fshatit Melgushë ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri brenda në automjet.
Drejtuesi i automjetit, Armend Pervizi ka humbur kontrollin, makina ka dalë nga rruga dhe kjo ka bërë që pasagjeri, Mërgim Ferracaku të ndërrojë jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hetuar shkaqet e plota të këtij aksidenti.