Basha do të gjykohet nga gjyqtari që rihapi “CEZ”

AKTUALITET


Caktohet gjyqtari i kryesor i trupës gjykuese ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Dosja e Bashës u dërgua ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për “lobimin rus”.

Të akuzuar për falsifikim dhe pastrim parash janë edhe ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Gjyqtar do të jetë Lazer Sallaku, emër i njohur për publikun. Sallaku disa kohë më parë vendosi rihapjen e dosjes “CEZ”, hetime që u mbyllën kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla. Sallaku është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, pas ekstradimit të këtij të fundit nga Turqia. Sallaku ka qenë edhe kryesuesi i trupës në gjyqin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.


Tashmë pritet që brenda 10-ditëve të hidhet shorti për të përcaktuar seancën paraprake. Në këtë seancë do të vendoset nëse dosja do të gjykohet, të rikthehet për hetime të mëtejshme, ose të pushohet për mungesë provash. Hetimet për këtë çështje nisën nga Prokuroria e Tiranës për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”.




Skip to toolbar