Makina përplas për vdekje gazetarin e njohur shqiptar

AKTUALITET


Gazetari Hysni Syla në Kosovë është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçari pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës në Mitrovicë.

Hysni Syla ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë. 71-vjeçari ka qenë autor i monografive.



Skip to toolbar