11 persona janë konfirmuar të vrarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë në një festival në Vankuver, në Kanadanë perëndimore.
Policia po heton shkaqet e mundshme, por nuk beson se bëhet fjalë për një akt terrorist.
Nga dëshmitarët bëhet e ditur se shoferi me një fuoristradë të zezë u fut në turmë, duke goditur njerëzit të cilët ishin të pranishëm në festivalin filipinas. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë ekipet e emergjencës që ndodhen në vendngjarje, ndërsa disa persona ishin shtrirë në tokë.
Shoferi rreth të 30-tave, banor vendas është arrestuar. Sipas mediave vendase të pranishëm në festival besohet se kanë qenë mijëra njerëz.
Kryeministri kanadez Mark Carney shprehu ‘ngushëllimet më të thella’ per familjet e viktimave ndërsa shtoi se ai dhe të gjithë kanadezët jane të tronditur, të shkatërruar dhe zemërthyer nga kjo tragjedi.