Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak kohë pas mesnatës në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, ku 53-vjeçari, B.K duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.
Për pasojë, mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 00:35 të enjtes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.