Mëngjesi i kësaj të hëne është shoqëruar me një aksident në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë Ishull-Lezhë.
Korrespondenti i Klan News, Martin Marku, raporton se një makinë që drejtohej nga një grua është përplasur me murin rrethues të një banese dhe më pas është përmbysur.
Drejtuesja e mjetit ka marrë disa lëndime të vogla dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit, rruga dytësore Lezhë-Rrilë u bllokua për rreth 1 orë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.