“Makinat në krahun e kundërt të rrugës”, Balla ironizon fotot me AI: Vitin tjetër do dilni rruar qethur!

Më të fundit


Një postim i opozitës lidhur me protestën e diasporës ka nxitur një reagim të ashpër dhe ironizues nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka denoncuar përdorimin e Inteligjencës Artificiale në fotot e shpërndara.

Përmes një mesazhi publik, Balla deklaroi se opozita po manipulon opinionin duke e bërë edhe vetë AI-n qesharak, pasi sipas tij, fotot e montuara shfaqin makina të rreshtuara në krahun e kundërt të rrugës.

Ai paralajmëroi se kushdo që i merr shqiptarët për budallenj do të marrë faturën e merituar në zgjedhjet e ardhshme.

“ Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur! Megjithate Çim ti prap do fitosh se do jesh me gjithë atë lesh në faqe.

‘E ka bërë gabim AI i ka vendos makinat në krahun e kundërt të rrugë”, ka shkruar Balla.



Skip to toolbar