Mali i Zi goditet nga një tërmet tjetër

AKTUALITET


Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS).

Tërmeti u regjistruar në orën 06:11 dhe, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, epiqendra e tij ishte në afërsi të një komune të Nikshiqit, qytetit qendror të Malit të Zi.

Lëkundja nga tërmeti është ndier edhe Bosnjë e Hercegovinë. Sipas EMCS-së, tërmeti ka qenë 3.6 ballësh.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 14 kilometrash.

Nuk u raportua për dëme apo viktima nga ky tërmet.

“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudën e tërmetit dhe thellësinë e hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore”, tha Departamenti.

Dy ditë më parë, të enjten, një tërmet më i fuqishëm, 5.4 ballësh, e goditi Malin e Zi.

Lëkundja nga ai tërmeti u ndje edhe në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

Gati saktësisht 45 vjet më parë, më 15 prill 1979, Mali i Zi ishte goditur nga një tërmet me shumë i fuqish, 7 ballësh.

Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, mes Ulqinit dhe Tivarit, rreth 15 kilometra nga bregdeti.

Në atë kohë humbën jetën 101 persona në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, ndërsa mbi 100 mijë persona mbetën të pastrehë.



Skip to toolbar