Maliq/ Bie zjarr në tre banesa, nuk ka të lënduar

AKTUALITET


Bie zjarr në tre banesa në Maliq.

NJOFTIMI I POLICISE


Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zjarr në tre banesa, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.




Skip to toolbar