Manastirliu pas betimit: Të çojmë përpara me punë vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë

Më të fundit


Sot është zhvilluar ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë. Me anë të një postimi në facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryeministri Rama, ndërkohë që shkruan se me punë do të çojmë përpara vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë që meritojnë qytetarët tanë.

Postimi i plotë:

E nderuar dhe thellësisht mirënjohëse për besimin që më është dhënë nga Kryeministri Rama, për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mandatin tonë të ri.

Jam krenare që përfaqësoj Partinë Socialistë në këtë mandat sfidues për kohët e vështira që po kalojmë, dhe për të çuar përpara, me punë dhe vetëm me punë, vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë që meritojnë qytetarët tanë.

***Gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë, si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

#GatiPërShqipërinë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë“, shkruan Manastirliu.



Skip to toolbar