Mandati i dytë në krye të Tiranës, Veliaj kërkon miratimin në gjykatë

Më të fundit


Erion Veliaj në zgjedhjet e 30 qershorit fitoi mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Pas certifikimit të rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Veliaj ka kërkuar legjitimitetin e mandatit të tij edhe në Gjykatën e Tiranës.

Njohja e mandati nga gjykata është hapi i fundit ligjor për miratimin e kandidatëve fitues në krye të bashkive përkatëse. Kërkesa e Erion Veliajt është dorëzuar ditën e mërkurë në Gjykatën e Tiranës.

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Erion Veliaj kandidonte përball rivalit të tij Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike. Veliaj u shpall fitues me 152,230 vota , ndërsa Arben Skënderi  mori 9364 vota.

Më herët, gjatë ditës së mërkurë, Gjykata e Tiranës ka mohuar t’i jap mandatin kryebashkiakut të ri të Vorës, Agim Kajmaku duke shpallur moskompetencë për kërkesën e dërguar nga kandidati i PS.



Skip to toolbar