Mandati i Zaçaj përfundon në 10 Mars/ Kushtetuesja voton pro vendimit të Gjykatës së Lart

AKTUALITET


Gjykata Kushtetuese ka votuar pro qëndrimit të Gjykatës së Lartë për përfundimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj më 10 mars 2025.

Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Kushtetueses, të cilët u mblodhën këtë të hënë për herë të pestë në lidhje me mandatin e Holta Zaçajt.

Gjykata e Lartë hapi procedurat për aplikime për zëvendësimin e kryetares së Kushtetueses në mars të vitit 2025, por Zaçaj pretendonte se mandati i saj përfundonte pas 12 muajsh.

Në kundërshtim të afatit 10 Mars si datën e fundit kur ajo, sipas Gjykatës së Lartë, duhet të jetë në Kushtetuese, Zaçaj inicioi dhe nisi një kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias.

Por ndërsa Gjykata e Lartë nuk bëri hap pas në procedurat pasuese, Zaçaj bëri një tërheqje disa ditë më parë duke deklaruar përfundimin e mandatit, dhe duke ua lënë në dorë kolegëve të Kushtetueses./abcnews.al



Skip to toolbar