Manjani sulmon ndërkombëtarët. S’kursen as amerikanët: të paftyrë

Më të fundit


Pas qëndrimit të ashpër të SHBA dhe BE, ish-ministri Ylli Manjani ka shpërthyer me akuza ndaj ndërkombëtarëve për njohjen e 30 qershorit, ndërsa shprehet që ata nuk mund t’i japin më mend Shqipërisë për sundimin e ligjit, pasi e s’kanë më fytyrë. Sipas ish-ministrit të LSI, rrugën do e gjejë vetë pa pasur nevojë më këshillat e ndërkombëtarëve.

“Tani e tutje sa herë të dëgjoj nga Delegacioni i BE, Prezenca e OSBE, Ambasada e USA e ndonjë mision tjetër të huajsh që të flasin për Rule of Laë (sundim të ligjit) në Shqipëri, vetëm do qesh! Sepse në fakt janë bërë qesharakë sa më s’ka! Kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme në këtë vend. Ndaj s’mund të na japin më mend për sundim të ligjit! E kanë humbur fytyrën të na flasin për ligj e ligjshmëri. Ne do ta gjejmë një rrugë për t’u vendosur normalitetin Kushtetues në vend, por qartësisht këtë nuk do ta bëjmë as me Soreccën, as me Leylan, aq më pak me Boschard e shokët e tjerë si këto”, shprehet Manjani.

Tani e tutje sa herë të dëgjoj nga Delegacioni i BE, Prezenca e OSBE, Ambasada e USA e ndonjë mision tjetër të huajsh që…

Gepostet von Ylli Manjani am Samstag, 29. Juni 2019


Skip to toolbar