Maqedoni e Veriut, avionë ushtarakë amerikanë dhe grekë mbi Shkup përshëndesin anëtarësimin në NATO

AKTUALITET


Avionë ushtarakë amerikanë do të fluturojnë sot mbi Shkup në shenjë përshëndetjeje të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Fluturimi do të realizohet rreth orës 11:20.

Dy avionë të aviacionit ushtarak amerikan të shoqëruar nga dy avionë ushtarakë të Republikës së Greqisë, do të fluturojnë mbi territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Fluturimi do të bëhet në nder të anëtarësimit në NATO.

Aeroplanët do të fluturojnë përgjatë lumit Vardar, duke ardhur nga drejtimi i aeroportit të Shkupit.

“Aleatët tanë amerikanë dërgojnë porosi të fuqishme se dy vendet tona kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se pas mbështetjes së vazhdueshme që na dhanë në rrugën drejt NATO-s, dhe pas inkuadrimit në Aleancë, mbeten edhe më tutje aleatët tanë të fuqishëm dhe partnerë strategjikë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Avionët amerikanë fluturuan dje nga shteti federal Dakotës së Jugut. Nëse kushtet e motit do të jenë të mira, qytetarët e interesuar do të mund të ndjekin fluturimin e avionëve.

Avionët do të fluturojnë në një lartësi prej 1 500 metrash.



Skip to toolbar