Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Kurti: i papranueshëm, u rreshtua me kapësit e shtetit

KOSOVA


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretin me të cilin nominoi Avdullah Hotin për kryeministër të ri. Kryeministri në detyrë e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Kurti ka listuar një sërë kundërshtimesh për vendimin e Kushtetueses, derisa ka thënë se do të bëjnë një vlerësim të një vendimi të tillë pasi të  marrin tekstin e plotë të Aktgjykimit.


Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, me një vendim të tillë Kushtetuesja është rreshtuar me kapësit e shtetit dhe thotë se  ka zhvlerësuar veten si institucion.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten”, shton më tej Kurti.

Kurti ka thënë se pas një vendimi të tillë të Kushtetueses për hapat politik që do të ndërmarrin do të njoftojnë në ditët në vijim.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”, ka theksuar Kurti.




Skip to toolbar