Maqedoni e Veriut, presidentja e ardhshme: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe!

AKTUALITET


Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka bërë deklarimet e para pas fitores në zgjedhje.

Ajo tha se në radhë të parë pas këtij rezultati nënkupton përgjegjësi të madhe. “Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.


Më parë kandidati për president i LSDM-së, presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe e uroi punë të suksesshme.




Skip to toolbar