Marrëveshje maxhorancë – opozitë? Paloka: Po ulemi në tryezë që shqiptarët të votojnë lirisht

AKTUALITET


Nënkryetari i PD Edi Paloka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita sot do të ulet në tryezë me maxhorancën për të pasur një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Paloka theksoi se opozita është ulur në tryezë që shqiptarët të mos votojnë lirisht.

Ne po ulemi në tryezë që shqiptarët të votojnë lirisht. Edi Rama, edhe me kriminelë edhe me para, atë nuk ka aritmetikë që ta mbajë në pushtet. Rama do i bëjë të gjitha, por nuk do ketë asnjë shans të vijojë.

Marrëveshja lidhet me vullnetin politik për të mos i cenuar zgjedhjet. Ambasadorja amerikane ka thënë se ne duam të zgjidhim krizën. Kjo tregon që këtu se opozita është disa hapa përpara”, tha Paloka.



Skip to toolbar