Alfred Lela: Opozita u ul në tryezë me maxhorancën nga pozitat e të dobëtit

AKTUALITET


Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se opozita u ul në tryezë me maxhorancën nga pozitat e të dobëtit.

Lela theksoi se revolucioni permanent i opozitës nuk ka prodhuar asgjë.


“Opozita po bën marrëveshje nga pozita e të dobëtit. Rama dhe maxhoranca nga pozitat e forcës po imponojnë. Megjithatë, sfida çliroi gjithë atë ngërç. Tani kemi vullnetin politik. Revolucioni permanent i opozitës nuk prodhoi asgjë. Dy liderët, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk janë fare të përfshirë në këtë marrëveshje. Do jetë marrëveshje si ajo më herët që nuk prodhoi asgjë?”, tha Lela.




Skip to toolbar