Marrëveshje sigurie me Izraelin/ Pas ndihmës për sulmet kibernetike në 2022 dhe sivjet

#NËRADAR


Shqipëria dhe Izraeli synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe, me fokus te bashkëpunimi ekonomik, teknologjia dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. Por ajo qe mbizoteron eshte siguria.

Pas nen shkrimit te marreveshjes mes dy qeverive, ishte pikerisht siguria, qe u theksua si një nga shtyllat kryesore të partneritetit

Shqipëria dhe Izraeli i kushtojnë rëndësi të veçantë luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftës kundër antisemitizmit, përballimit të kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare.

Disa jave me pare ishte kryeministri qe falenderoi izraelin per ndihmen ne perballjen e vales goditese online qe shoqeroi flamingot. Te henen ishte radha e ministrit te jashtem.

I jemi thellësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen e çmuar që i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes kibernetike, pas sulmeve brutale kibernetike të Iranit dhe grupeve të lidhura me të, në vitin 2022, kundër infrastrukturës sonë kryesore dixhitale”

Në planin ekonomik, ministri tha se po rritet interesi i investitorëve izraelitë për Shqipërinë

“Partneriteti ynë po zgjerohet edhe në fushën ekonomike. Ne shohim potencial të konsiderueshëm për diversifikimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe na inkurajon interesi gjithnjë në rritje i bizneseve dhe investitorëve izraelitë për Shqipërinë, veçanërisht në infrastrukturë, agrobiznes, teknologji, inovacion dhe energji, por edhe në shëndetësi”

Në fokus mbetet edhe trashëgimia historike. Hoxha thote se po avancon puna për Muzeun e Besës në Tiranë dhe Muzeun Hebraik në Vlorë, të cilët synojnë të ruajnë kujtesën e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.

“Këto institucione do të shërbejnë si qendra edukimi dhe kulture, duke kremtuar lidhjet historike mes popujve tanë dhe duke vlerësuar praninë e vazhdueshme dhe kontributin e komunitetit hebre në shoqërinë shqiptare”

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar shprehu admirim për qëndrimin e qeverise shqiptare ndaj sulmeve te 7 tetorit dhe vlerësoi lidershipin e kryeministrit rama.

“Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e palëkundur morale kanë vlerë përtej Ballkanit, përfshirë edhe rajonin tonë. Faleminderit për punën e pareshtur për ta çuar marrëdhënien tonë përpara”

Synimi i përbashkët, sipas dy ministrave, është që miqësia historike mes dy vendeve të shndërrohet në projekte konkrete dhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët



Skip to toolbar