Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për të shtënat masive më 4 korrik, ku mbetën të vdekur gjashtë persona gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në Parkun Highland, në periferi të Çikagos.
Sulmuesi kishte hipur në një çati dhe kishte qëlluar me një pushkë në drejtim të qytetarëve që kishin dalë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Por, pas një ndjekjeje të shkurtër me makinë, Robert Crimo, 22 vjeç, u arrestua “pa asnjë incident”, tha shefi i policës, Lou Jogmen.
Ai iu referua të arrestuarit si “person me interes” në të shtënat, por pas arrestimit policia tha se besonte se Crimo ishte përgjegjës.
<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2722859.html”></iframe>
Zyrtarët e emergjencave thanë se dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë, janë trajtuar në spital për lëndime me armë zjarri dhe disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
Parada nisi në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe u ndërpre 10 minuta pasi nisën të dëgjoheshin të shtëna. Më pas qindra persona – disa të gjakosur – u panë duke u larguar nga parada. SHBA-ja viteve të fundit vazhdimisht po përballet me të shtëna masive.
Një faqe në IMDb për të dyshuarin e përshkruan atë si një ‘reper, këngëtar, kompozitor, aktor dhe regjisor nga Çikago.’ Videoja më e shikuar në kanalin e reperit në YouTube është videoklipi i këngës së tij: ‘On My Mind’.
Biografia vazhdon duke thënë se karriera e tij muzikore filloi kur ai ishte 11 vjeç kur Crimo filloi të ngarkonte muzikë në internet. Muzika e tij është në zhanrin e LoFi rap, sipas faqes së tij Spotify.
Ai ka publikuar tre albume, i pari në vitin 2017 i titulluar “Mesazhe”, i cili u pasua me “Observer” të vitit 2018 dhe “Aëake the Rapper” të vitit 2021. Këtë vit ai publikoi një EP të titulluar: “Brainëashed”. Këngët përfshinin: ‘Dead Again’ dhe ‘I Am the Storm’. Crimo ka mesatarisht 16 000 dëgjime në muaj në Spotify dhe me pasuri mbi 100.000 dollarë neto.
Në postimin e tij më të fundit në Tëitter nga tetori 2021 i dyshuari shkroi: “Unë nuk jam robot”. Crimo duket se ka lidhje të gjata me zonën e Highland Park-ut pasi babai i tij, Bob Crimo, ka kandiduar për kryetar bashkie të qytetit në vitin 2020.
Pesë persona u vranë gjatë paradës, ndërsa viktima e gjashtë ndërroi jetë spital.