Masakra me 3 të vrarë në Mat, burg përjetë për autorin

Më të fundit


Gjykata e Matit ka vendosur burg për jetë për 51-vjeçarin Kujtim Koxha, i akuzuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, më 11 tetor të vitit të kaluar. Koxha, i cili vrau 2 punëtorë të Bashkisë së Matit dhe një bashkëfshatarin e tyre, ka dalë para togave të zeza, ku prokurori i çështjes lexoi pretencën. Prokurori Abaz Muça kërkoi burgim të përjetshëm, por avokati ka kërkuar që të shtyhet seanca, që u vendos më 3 qershor. Koxha po gjykohet nga dy gjyqtarë të Gjykatës së Matit dhe një i Dibrës. Më 11 tetor të vitit të kaluar, Koxha u konfliktua me punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve të Bashkisë Mat, të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli.

Në sallën e gjyqit, autori i dyshuar i ngjarjes është shprehur se vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes, pasi njëri nga viktimat, Erzen Alia, e ka goditur dhe e ka fyer.

Pas një konflikti verbal, Koxha është larguar nga lokali i fshatit për t’u rikthyer më pas me një armë automatik. Ai ka hyrë në lokalin ku punëtorët po drekonin, duke zbrazur një karikator automatiku. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Erzen Alia dhe Mentor Hoxha, punëtorë të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banor i fshatit Shëlli.



Skip to toolbar