Masakroi nusen e vëllait, arrestohet në Laprakë Erdet Çapoku

AKTUALITET


Vetëm pak orë pas krimit makabër në Paskuqan, ku mbeti e vrarë nga kunati i saj, shtetasja Enkelejda Çapoku, Policia e Tiranës arrestoi autorin e krimit. Pak pas mesditës të së premtes, shtetasi Erdet Çapoku, autor i vrasjes së nuses së vëllait të tij, u arrestua në zonën e Laprakës, tha Policia e Tiranës.  

“Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja. Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë. Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Erdet Çapoku vrau nusen e vëllait të tij mbrëmjen e të enjtes në banesën e nënës së saj dhe në sy të vazjës. Viktima kishte bërë më herët kallëzim ndaj këtij personi, pasi e këcënonte vazhdimit.

Por pavarësisht kësaj, Erdet Çapoku shkoi në banesën e nënës së Enkelejda Çapokut mbrëmjen e të enjtes duke e goditur atë me sende të forta. 39-vjeçarja nuk arriti ti mbijetonte goditjes, duke humbur jetën. E gjithë skena e krimit u krye në sy të vajzës adoleshente të viktimës.



Skip to toolbar