Masat për protestën, snajperë e kamera me rezolucion të lartë

Më të fundit


Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa të forta për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë. Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur dhunë ndaj institucioneve dhe gaz lotsjellës e forma të tjera të përdorura nga policia.

Protesta e sotme vjen në një moment ndryshe nga tubimet e tjera, pasi ndërkombëtarët, konkretisht Gjermania ka shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar krizën politike në Shqipëri, por Basha i ka vendosur kusht Berlinit për dialogun duke kërkuar largimin e Kryeministrit Rama.  Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, por se data 30 qershor nuk negociohet. Presidenti Meta shprehu gatishmërinë ditën e djeshme për të shtyrë datën e zgjedhjeve nëse ka vullnet politike duke dorëzuar edhe mandatin e tij për zgjidhjen e krizës.



Skip to toolbar