PD e Elbasanit shmang postblloqet, në protestë më makina private

AKTUALITET


PD e Elbasanit deklaron se mbi 140 makina private janë nisur në drejtim të Tiranës nga Elbasani për t’iu bashkuar protestës të opozitës në orën 19:00. Dega e Partisë Demokratike në Elbasan mësohet se ka ndryshuar taktikë, duke i dërguar protestuesit me makina personale, me qëllim që të shmangin vonesat nga kontrollet e policisë në postblloqe të shumta. Një fakt të tillë e konfirmon kryetari Eugen Isai, i cili deklaroi se një veprim i tillë bëhet për shkak të dhunës dhe presionit policor. Sipas tij, policia bllokon autobusët, duke i gjobitur më shumë që kanë shkuar deri në 700 mijë lekë të vjetra. Isai akuzon policinë e Elbasanit se gjatë ditës së sotme ka thirrur në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit mbi 20 të rinj, duke u bërë presion. Sipas burimeve nga dega e PD në Elbasan, pritet që drejt Tiranës të shkojnë 1500 protestues.





Skip to toolbar