Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Kriptonite”, gjatë të cilit ranë në pranga dy shtetas, Kanan Hani dhe Kristjan Feçanji.
Mësohet se ata kanë mashtruar rrth 5 mijë shtetas grekë dhe u kanë marrë 3 deri në 5 mijë euro.
Ata u kërkonin grekëve të mashtruar të shkarkonin në kompjuter një aplikacion me anë të të cilit u vidhnin të dhënat e llogarive bankare dhe paratë.
Ndërkohë, në ambientin ku kryhej mashtrimi, ishin të punësuar 7 shtetas nga Fieri, të cilët nuk ishin të deklaruar në organet tatimore.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme.