Ka nisur mëngjesin e së premtes testimi i parë i Maturës Shtetërore.
Nxënësit e viteve të treta të gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale janë paraqitur në orën 08:00 në shkollat përkatëse me një mjet identifikimi me vete. Janë rreth 36,134maturantë që sot do të japin provimin e gjuhës së huaj.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë.
5 ditë më vonë maturantët do të bëjnë testin e gjuhës shqipe e letërsisë dhe më 17 qershor do të jetë testi i radhës.
Më 24 qershor, provimet e maturës shtetërore përfundojmë me lëndën me zgjedhje, që ndryshe nga matura e shkuar këtë vit do të jetë vetëm 1 dhe jo 2.