Mazhoranca i hoqi kompetencat për anëtarët e Kushtetueses, Meta: Fyerje e rëndë që i bëhet “Venecias”

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta thotë se ka fakte të reja të cilat do t’i dorëzojë në Prokurori për të thelluar më tej hetimet, në vijim të kallëzimit që ai ka bërë në nëntor, për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit tha se Dvorani qëllimisht e ka vonuar procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të siguruar sipas tij, mandatin e dytë në krye të KED-së.

“Fakte të reja mbi vepritarinë kriminale të Ardian Dvoranit”, tha Meta, teksa paraqiti faktet sipas tij, që flasin për një veprim të organizuar. Meta kërkoi që Dvoranit t’i ndërpritet detyra.

Ndërkaq, Meta tha se me ndryshimin e ligjit që i heq kompetencat Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar “Krye-KÇK”, mazhoranca fyeu rëndë Komisionin e Venecias, i cili u thirr nga Kuvendi një ditë para miratimit të këtij ligji në seancë plenare. Meta foli për një grusht shteti të cilin ai nuk do ta lejojë.

Miratimin e këtij ligji ai e quajti “nxitim në panik nga ana e mazhorancës”.

“Fyerje e rëndë që i bëhet Komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e komisionit të Venecias”, tha Meta duke i kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, “që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funksion të realizimit final të grushtit të shtetit”. Ai theksoi se “nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti propagandë).

Meta konfirmoi se do të marrë pjesë vet në komisionin e Venecias në seancë, “ku do t’i njohë të pranishmit – siç tha ai – “me fakte edhe më të rënda se sa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend

“Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias se në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias. Atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit. Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit”, tha Meta



Skip to toolbar