Të dënuar në Itali për trafik droge, OFL u nis formularin vëllezërve Çuçaj nga Vlora

AKTUALITET


OFL vë në shënjestër dy të fortë të tjerë. Në një deklaratë për mediat, agjentja e OFL-së bëri me dije dy emrat e tjerë të cilët duhet të vetëdeklarojnë pasurinë, brenda nje afati prej 48 orësh.

Formularët u janë dërguar dy vëllezërve nga Vlora e të dënuar në Torino për trafik të lëndëve narkotike.


Ata janë Altin Çuçaj banues në Vlorë, dhe vëllai i tij Mikel Çuçaj të dy të dënuar në nga gjykata e Torinas në Itali për trafik droge me nga 14 vite burg.

NJOFTIMI 

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi




Skip to toolbar