“Mazhoranca kërkon të kontrollojë SPAK-un”, Manja për akuzat e Bashës: Nuk e marr seriozisht

Më të fundit


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë intervistës që dha në emisionin “Real Story”, u pyet nga gazetari Sokol Balla edhe për akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha se maxhoranca po ndërmerr një nismë për të ngritur një komision parlamentar, përmes të cilit kërkon të kontrollojë apo kufizojë punën e SPAK-ut.

Manja tha se nuk mund ta marrë seriozisht Bashën duke shtuar se drejtësia e re është tërësisht e distancuar nga politika.

“Zotëria ka votuar vetëm ndryshimet kushtetuese në mesnatën e Korrikut 2016 që i hapën rrugën reformës në drejtësi. Nuk i ka votuar 7 ligjet dhe kur akuzon ky një qeveri që ka qenë dje në opozitë dhe ditën kur mori 2013 sponsorizuesja kryesore e reformës në drejtësi se kërkon të marrë masa kufizuese ndaj një drejtësie që më në fund e kemi të pavarur dhe po konsolidohet dita ditës, unë nuk e marr seriozisht. Jo vetëm Lulzim Bashën por të gjithë zërat si ai. Pastaj nëse Shalsi ka folur për një rol të ri të parlamentit në këtë stad të zhvillimit të proceseve integruese të Shqipërisë, është politikbërës, përfaqëson një maxhorancë dhe e thashë se Shqipëria 2030 ka prioritete: energji, turizëm dhe inovacion. Çka domethënë se jo vetëm drejtësia e re, e cila ka misionin e vet dhe sot është tërësisht distante nga politika por çdo pushtet në Shqipëri duhet të ketë një qasje tjetër në drejtim të kësaj Shqipërie që shkojmë në 2030. Shqiptarët duan ritëm tjetër të qasjes së institucioneve, përfshirë edhe rolin e parlamentit. Parlamenti është sovran. Kush ia heq të drejtën parlamentit, të shohë se si funksionon sot parlamenti. Po flas për mënyrën e funksionimit të tij. E ka rregulluar ligji këtë gjë, ka organet e drejtësisë që burojnë në mënyrë indirekte një pjesë nga Kuvendi sepse Prokurori i Përgjithshëm merr një votë në kuvend, anëtarët laik në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor marrin një votë nga kuvendi, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë merr një votë nga kuvendi. A raportojnë këta për zbatimin e rezolutave të kuvendit çdo vit, raportojnë. Raporton edhe në Komisionin e Ligjeve, edhe në seancë plenare. Iu ngarkon detyra kuvendi, sepse është sovrani. Dhe organet e drejtësisë vijnë dhe raportojnë sepse e ka rregulluar kushtetuta. Nuk ka pushtete të pakontrolluara në Shqipëri por drejtësia është e pavarur. Si mund të ketë një komision të parlamentit të dedikuar në nivel parlamentar që të kontrollojmë. Por çështjet e respektimit e të drejtave themelore të njeriut, që i garantuar kushtetuta, për të gjitha këto organet e drejtësisë raportojnë në kuvend. Ka rezoluta për këtë. Komisionet speciale janë në mendjen e Lulzim Bashës. Nuk kanë me çfarë merren dhe nxjerrin nga konteksti një qëndrim të maxhorancës për të shpejtuar ritmin e reformave në këtë vend. Kjo është e gjitha”, u shpreh Manja./abcnews.al



Skip to toolbar