Mazhoranca vendos nesër për “më të mirin” e Metës në krye të KLSH

POLITIKË


Komisioni i Ekonomisë dhe Financave do të zhvillojë nesër (të mërkurën) seancën dëgjimore me kandidatin për pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo, i cili ka mbajtur funksionin e këshilltarit të Berishës nga viti 2005 deri në vitin 2013, kur iku nga pushteti. Emri i tij u propozua nga Presidenti Ilir Meta disa javë më parë, kur u shpreh se nuk kishte ku të gjente më të mirë.

Ky është dekreti i tretë i Metës për të zgjedhur kryetarin e ri të KLSH. Dy propozimet e mëparshme, ai për Vitore Tushen dhe Bahri Shaqirin u rrëzuan nga PS. Pas rrëzimit të dy kandidaturave të para, kreu i shtetit në propozimin e bërë në 17 Korrik shprehej se nuk gjeti kandidaturë më të mirë se emrin i Milos për të pasur Bujar Leskajn në krye të institucionit të kontrollit.


Sipas Metës, Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.




Skip to toolbar