Mbajti në ankth Elbasanin për 5 orë. RENEA ndërhyn, qëllon për vdekje 71-vjeçarin Lefter Zhidru

AKTUALITET


Ekzekutohet nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru pas terrorit që shkaktoi në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas të shtëna. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës.

I moshuari rezistoi për pesë orë dhe iu përgjigj me të shtëna RENEA-s deri në momentin e fundit, çka çoi në fundin e tij tragjik.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Bashkëshortja dhe vajza e çiftit u nxorën më herët nga banesa.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.



Skip to toolbar