Mbante tre thika me vete, i shumëkërkuari nga SHBA arrestohet në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

BOTA


Policia italiane ka vënë në pranga një të shumëkërkuar nga Shtetet e Bashkuara në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Sipas mediave italiane, Moises Tejada mbante tre thika në momentin e arrestimit.

Burri u vu re nga dy agjentë të inspektoratit të Vatikanit teksa po endej në mënyrë të dyshimtë në sheshin e Shën Pjetrit gjatë audiencës së Papa Françeskut më 10 prill. Pasi u kontrollua, iu gjetën tre thikat.


Tejada cilësohet si “i dhunshëm” nga njësia hetimore e Shërbimit Korrektues të Nju Jorkut. Ai është gjithashtu në listën e personave më të kërkuar në këtë shtet./abcnews.al




Skip to toolbar