Mbappe drejt largimit, PSG sqaron gjithçka!

SPORT


Kylian Mbappe, pasi u shpall Kampion i Francës me Paris Saint-Germain, fitoi edhe trofeun “Lojtari i Vitit” në Ligue 1. Megjithatë, pas fitores së këtij çmimi, Mbappe bëri një deklaratë të çuditshme, ku ngrinte pikëpyetje të mëdha rreth të ardhmes së tij. “Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërt do kërkoj një sfidë të re gjetkë”, tha sulmuesi.

Kështu ai la të kuptohet se kërkon diçka më shumë në karrierën e tij si lojtar, ndoshta për të fituar tashmë trofe të rëndësishëm në Europë, siç është Champions League. Megjithatë, kjo deklartatë e Mbappe, sa e zymtë aq dhe intriguese, ka bërë që PSG-ja të sqarojë gjithçka.

Me anë të një komunikate postuar në rrjetet sociale, ku sqaronte se marrëdhënia mes Mbappe dhe klubit do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm. “Për dy vjet, një lidhje e fortë është formuar mes PSG dhe Kylian Mbappe dhe kjo histori do të vazhdojë sezonin e ardhshëm. Me një ambicie të përbashkët për ta bërë historinë evropiane të futbollit në vitin e 50-vjetorit të klubit”.

“Një moment shumë i parashikuar në të cilin të gjithë mund të bëhen bashkë për të shkruar një faqe të re dhe të shkëlqyer në historinë e klubit ku secili individ duhet të luajë një rol të përshtatshëm ndaj kolektivit“.

Mbappe ka shënuar 59 gola në 86 ndeshje të luajtura me PSG-në, duke fituar dy herë titullin kampion dhe një Kupë të Francës. Megjithatë, skuadra dështoi në Ligën e Kampionëve. Për këtë sezon, 20-vjeçari është sulmuesi më i mirë i Ligue 1 me 32 gola.



Skip to toolbar