Mbërrijnë dy helikopterët Black Hawk në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë në “Facebook”, është shprehur se siguria e vendit mbetet prioriteti kryesor.
“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”, thekson Peleshi.