Mbetet në fuqi vendimi për karantinën e emigrantëve

AKTUALITET


Gjykata Administrative shpall mos-kompetencën për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për karantinimin e emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia.

LSI ankimoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për shtetasit që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ekspertët vendosën karantinim dy javor për emigrantët. Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.



Skip to toolbar