Mbi 140 persona humbën jetën pas infektimit, OBSH dërgon mjekë në Kongo për zbulimin e sëmundjes “së panjohur”

BOTA


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se do të dërgojë ekspertë në Kongo për të hetuar lidhur me një sëmundje që është shfaqur së fundmi.

Ekspertët e OBSH-së gjithashtu do të dorëzojnë ilaçe dhe komplete diagnostikuese të nevojshme për të ndihmuar në analizimin e situatës dhe shkaqeve që ka sjellë këtë sëmundje.

Sipas autoriteteve lokale thanë janë vrarë 143 njerëz gjatë muajit nëntor. Personat e infektuar me këtë sëmundje kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të rëndë, tha Remy Sacchi, zëvendësguvernator i provincës Quango dhe ministri lokal i shëndetësisë Apollinaire Yuba.

Situata është jashtëzakonisht alarmante pasi numri i të infektuarve vazhdon të rritet, tha shefi lokal i shoqërisë civile Seforien Mandja, shkruajnë mediat e huaja./abcnews.al/



Skip to toolbar