Policia e Tiranës ka arrestuar të shtunën dy vëllezër ndërsa i treti është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për mbjelljen e kanabisit në zonën e Ndroqit në Tiranë. Në gjendje të lirë është proceduar edhe kryeplaku i fshatit.
Policia bën të ditur se janë sekuestruar 60 kubikë me fidanë kanabis që u gjetën në tek “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq
U arrestuan M. G., 17 vjeç dhe T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik, Ndroq .U shpall në kërkim vëllai tjetër E. G., 37 vjeç.