Stuhia “Berry” godet Luizianën, Trump miraton gjendjen e jashtëzakonshme

AKTUALITET


Presidenti i SHBA Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Luizianës pas goditjes nga stuhia “Barry”. Stuhia tropikale ka përparuar me shpejtësi mbi Gjirin e Meksikës në ditët e fundit.

Zyrtarët thonë se shpejtësia të erës është rritur me 104km / h dhe mund të arrijë fuqinë e uraganit, gjë që ka alarmuar zyrtarët amerikanë.


Parashikohet që kjo stuhi të sjellë reshje të mëdha edhe në New Orleans. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se përmbytja nga stuhia përbën rrezik madhor.

“Lëvizja e Barry do të rezultojë në rritjen e sasisë së reshjeve dhe do të rrisë më tej rrezikun për përmbytje të mëdha përgjatë Bregut Qendror të Gjirit, përgjatë pjesëve të Luginës së Misisipit dhe në veri në Luginën e Tennessee. Përmbytjet e lumenjve do të jenë kërcënuese për jetën e njerëzve”, bëri të ditur një zyrtar i shërbimit kombëtar të motit.

Zyrtarët kanë urdhëruar mijëra banorë në disa zona të ulëta për t’u evakuuar.




Skip to toolbar