Miratohet dokumenti për integrimin/ Opozita nuk merr pjesë

Më të fundit


Pika e parë e detyrave që do të ketë Shqipëria në procesin e negociatave të integrimit për në Bashkimin Europian është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Udhërrëfyesi i cili është miratuar në konferencën e kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë pa prezencën e opozitës, mori vetëm dakordësinë mes socialistëve pas bojkotit të demokratëve.

Në dokumentin me nëntë faqe kërkohet Sigurimi i depolitizimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta.

Po ashtu kërkohet adresimi i duhur për Akuzat për  shit blerjet e votave dhe keqpërdorimin e administratës qëndrore  dhe vendore. Mundësi të barabarta për qasje në medie, reklamimi në to dhe adresimi për materialet e gatshme nga partitë në fushatës konsiderohen si probleme që duhet të gjejnë zgjidhje në ligj.

Referuar dokumentit, do të duhet po ashtu monitorim i rreptë për financimin e partive dhe kufizimet për donacionet dhe shpenzimet nga palët e treta. Ky procws do të duhet të realizohet përpara zgjedhjeve parlamentare të pranvetës së ardshme.

Ndryshimet në ligjin elektoral të realizohen brenda vitit 2024.

Amendim parashikohet dhe për kodin e sjelljes së deputetëve duke përfshire takimin me detyrim me shoqërinë civile dhe lobistët, por vetëm me ata të regjistruar.

Po ashtu, siç parashikohet në rend, rregullorja e parlamentit do të ndryshojë sërish, por këtë radhë për kontrollin e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me legjislacionin e BE së bashku me aktet normative. Standarde ndërkombëtare kërkohen për luftimin e ryshfetit të zyrtarëve të huaj publikë.

Këto ndryshuime duhet që të zbatohen nga Parlamenti dhe institucionet demokratike kanë një afat kohor me 6 muaj përpara anëtarësimit në BE. Ndërkohë avokati i Popullit nuk do të ketë më detyrim të raportojë procedurat e kryera gjatë vitit.



Skip to toolbar