Mbrojtësi i Kukësit kryen operacion në gju

Më të fundit


Gëzim Krasniqi nuk do të jetë më i gatshëm për trajnerin Ernest Gjoka deri në fund të sezonit. Mbrojtësi i skuadrës së Kukësit pësoi një dëmtim të rëndë në gju, në takimin e një jave më parë ndaj Kastriotit.

Për këtë arsye ai u largua me barrelë nga fusha e lojës, duke u nisur drejt spitalit.

Pas ekzaminimeve të para mjekësore, u konstatua problemi në gjurin e mbrojtësit shtatlart të Kukësit.

Mjekët e kanë operuar 29-vjeçarin, teksa vetë Krasniqi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan: “Çdo gjë, shyqyr Zotit shkoi me sukses”.

Gëzim Krasniqi pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme për Kukësin, pasi futbollistit do ti duhen disa muaj kohë për të rigjetur formën e tij më të mirë.



Skip to toolbar