Mbushen shkallët e “Ennio Tardini”, “mitiku” i Parmës “ngjyroset” kuqezi

Më të fundit


Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “Ennio Tardini”, të Parmës, përfaqësuesen e Kilit, në testin e parë zyrtar, para finaleve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, test, në të cilin pritet të ketë goxha rotacion edhe në rreshtimin e lojtarëve.

Përballja ndaj “La Roja” do të jetë historike për Shqipërinë, teksa për herë të dytë përgjatë historikut të përballjeve të “Shqiponjave” tona do të ndeshemi, me një ekip nga Amerika Latine, me përballjen e parë, që përfundoi me humbjen 0 me 4, nga Argjentina, në miqësoren e vitit 2012, ku për “Bardhekaltërit” shënonin Lavezzi, Messi, Aguero e Tevez.

Në të tillë përballje historike për “Kuqezinjtë”, nuk kishte si të mungonte edhe prania e këtyre ngjyrave, në shkalëlt e stadiumit 22 mijë vendësh, të Parmës, “Ennio Tardini”, teksa deri më tani në tribuna pritet të jenë rreth 15 mijë persona, me tifozët e Kombëtares sonë, që kanë “skuqur” shkallët e “mitikut” italian. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar