Sulmi brenda sallës së koncerteve në Moskë, 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

BOTA


Numri i viktimave nga sulmi në një sallë koncertesh në Moskë është rritur në 40 ndërsa më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, FSB. 21 persona janë shtruar në spital, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas asaj që raportojnë mediat ruse.

Tre persona hapën zjarr brenda sallës teksa grupi muzikor Picnic ishte gati të fillonte të performonte. Pamjet tregonin shumë njerëz të panikosur duke bërtitur dhe ulur pas sediljeve për t’u shpëtuar të shtënave.


Guvernatori i rajonit Andrey Vorobyov tha se po bëhej gjithçka për të shpëtuar njerëzit. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga ndërtesa nga zjarrfikësit, raportoi TASS. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin e quajti sulmin një “tragjedi të tmerrshme”.

“Sot një tragjedi e tmerrshme ndodhi në qendrën e qytetit Crocus. Ngushëllimet e mia për të dashurit e viktimave. Unë dhashë urdhra për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të gjithë ata që pësuan gjatë incidentit, “tha Sobyanin në një deklaratë.




Skip to toolbar