Parku turistik i “Syrit të Kaltër” do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë të pacaktuar. Urdhëri është dhënë për shkaqe sigurie, pasi në atë zonë ka pasur rrëshqitje të dherave dhe ende vazhdon të ketë.
Vendimi për mbylljen e pikës turistike është marrë pasi gjatë të enjtes u plagosën lehtë dy turistë të huaj për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.
Njëri prej turistëve ishte grek dhe tjetri izraelit. Për të shmangur të tilla aksidente, Syri i Kaltër do të qëndrojë i mbyllur deri të marrjen e masave të duhura.