Temperaturat dhe reshjet, çfarë parashikon moti për fundjavën

AKTUALITET


Moti gjatë fundjavës pritet të përmirësohet gjatë fundjavës. Sipas Meteoalb, reshjet e shiut do të vijojnë gjatë ditës së premte, kryesisht në zonën jugore të vendit, ndërsa gradualisht do të largohen edhe nga kjo zonë.  “Mesdita dhe në vijim sjellin largim gradual të reshjeve edhe nga zonat Jugore. Fundjava sjell përmirësim të motit megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu”.

“Temperaturat vijojnë të ulen edhe nesër duke shënuar në mëngjes rreth 7°C në zonat malore ndërsa mesdita do shënojë deri 24°C; edhe fundjava mbetet e freskët”, shkruan Meteoalb. Gjatë ditëve të fundit vendi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe vranësira në disa zona të vendit.


Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, sipas Meteoalb, Jugu dhe Juglindja e vendit do të përfshiheshin nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, ku nuk përjashtohej rreziku i përmbytjeve. Megjithatë, lajmi i mirë është se deri tani nuk është raportuar asnjë përmbytje, ndërsa fundjava parashikohet të jet me mot të pëmirësuar, pavarësisht se temperaturat do të ulen.




Skip to toolbar