Mbytet peshkatari në Karaburun

AKTUALITET


Një peshkatar është mbytur në Karaburun pranë vendit të quajtur ‘Raguna 1’.  Viktima është  Mehmet Aliraj,  i moshës 60-vjeçare i cili kishte dalë për të peshkuar që të mërkurën dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

Pas kërkimeve që kanë nisur që të mërkurën pasdite Polumbarët e Forcës Detare kanë arritur të gjejnë mëngjesin e së enjtes trupin e pajetë të peshkatarit.


Trupi është gjetur 20 metra larg bregut. Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur një ditë më herët.

Shtetasi Mehmet Aliraj 60 vjeç, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare.

Ai gjuante peshk me pushkë sportive nën ujë. Por gjuetia nuk shkoi siç duhet për 60-vjeçarin i cili nuk ka mundur të dalë më nga uji.




Skip to toolbar