Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares! Kush është burri që e ndihmoi

AKTUALITET


Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje që ndodhi më 23 korrik në fshatin Frashër.

Policia e Fierit njoftoi se ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e vajzës së tij 26-vjeçare, Emanilda Rama. Bëhet fjalë për një 55-vjeçar nga fshati Rapaj i Roskovecit.

“Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, njoftoi policia.



Skip to toolbar